Qeveria e Kosovës kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti
Qeveria e Kosovës është shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale i njohur si Trusti.
Kryeministri Albin Kurti, tha se nëse Kuvendi voton për tërheqje të fondeve, do të ishte rrënim i kursimeve të qytetarëve.
Opozita në Kosovë kërkon që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja deri në 30 për qind e parave të kursimeve të tyre pensionale.
Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontribut paguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar këtë propozim.
Sipas saj i takon Kuvendit të që të marrë vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha: “Ky siç e dini është vendim i Kuvendit të Kosovës. Presidenca e Republikës nuk e merr atë vendim. Ajo ç’ka dua t’i inkurajoj deputetët e Kuvendit të Kosovës është që të marrin një vendim që mbron interesin afatgjatë të qytetarëve të Republikës sonë. Deputeti duhet të ndihet i lirë për të marrë vendimin në interes të popullit, prandaj të kontribuojmë të gjithë bashkërisht në këtë drejtim që deputeti të ndihet i lirë pavarësisht se cilës parti i takon dhe ta ketë për bazë edhe ekspertizën që jepen nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër një tërheqje tjetër të mjeteve të Trustit.
Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta