Qeveria e Kosovës mirëpret rezolutën e Shqipërisë për raportin e Dick Marty
Qeveria e Kosovës mirëpret rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit të ish-senatorit zvicerian, Dick Marty.
Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, teksa shtoi se është herët për të folur nëse kjo rezolutë do të ketë ndikim ose jo.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi në raport me këtë. Natyrisht që për ne është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë që mbahen atje të respektohen. Mendoj që është ende herët të jap një qëndrim për ndikimin e rezolutës”, tha ajo.
Disa ditë më parë, 125 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro rezolutës që rrëzon raportin e Dick Marty për vrasje të njerëzve dhe trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.
Marty ka pretenduar se trafikimin e kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së ndaj shtetasve serbë dhe kosovarë në veri të Shqipërisë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999.
Por, parlamenti shqiptar tashmë thotë se nuk ka prova dhe fakte për këto krime dhe ato duhet të konsiderohen si të pabaza nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion