Qeveria e re në Mal të Zi, Krivokapić: Sfidat kryesore ekonomia dhe lufta kundër COVID-19
Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapić do të paraqesë sot programin dhe përbërjen e qeverisë së re në Parlamentin e Malit të Zi. Për shkak të interesit të madh të deputetëve për të marrë pjesë në debat, seanca do të zgjasë të paktën dy apo tre ditë.
Pasi tre koalicionet që fituan zgjedhjet siguruan një shumicë parlamentare, presidenti malazez Milo Đukanović, propozoi Krivokapić për kryeministër.
Në prezantimin e parë të planit qeverisës, të cilin ai e dorëzoi në parlament, Krivokapić vuri në dukje se përparësitë e qeverisë së re do të ishin ekonomia, lufta kundër koronavirusit dhe sundimi i ligjit.
“Qeveria do të përqendrohet veçanërisht në ndryshimet në Ligjin për Lirinë e Fesë, në mënyrë që të korrigjojë padrejtësinë dhe dëmin që Ligji ekzistues u shkakton qytetarëve dhe bashkësive fetare,” nënvizoi Krivokapić.
Kryeministri i caktuar njoftoi se qeveria e re do të përpiqet të forcojë marrëdhënie fqinjësore me vendet e rajonit.
Qeveria e malit të zi pritet të ketë 12 ministri dhe një zv.kryeministër.
Lexoni gjithashtu:
Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar ambasadorin malazez nga Beogradi
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta