Falen të gjitha gjobat e vendosura për shkelje të rregullave anti-COVID, do rimbursohen ata që i paguan
Të gjitha gjobat e vendosura për shkelje të masave anti-COVID janë falur. Këshilli i Ministrave nëpërmjet një akti normativ i cili ka hyrë në fuqi, ka vendosur që të falë masat administrative të vendosura nga organet shtetërore.
Kjo mund të konsiderohet edhe si amnistia e COVID, pasi shtrirjen kohore e ka nga 17 prilli deri në 7 tetor, ditë në të cilën është miratuar akti normativ.
Falja qeveritare shtrihet në dy drejtime; atë financiare, ku parashikohet se krahas faljes së gjobave për personat që janë ndëshkuar do të bëhet edhe kthimi mbrapsht i parave për ata individë të cilët kanë shlyer detyrimin pranë organeve përkatëse shtetërore.
Drejtimi i dytë i kësaj amnistie është ai i kthimit mbrapsht të licencave, lejeve apo edhe makinave të bllokuara po gjatë kësaj periudhe.
Si afat të fundit për t’i kthyer qytetarëve paratë mbrapsht apo rikthimin e lejeve, licencave apo makinave të bllokuara është 15 nëntori.
Kjo është falja e dytë që qeveria ndërmerr për masat administrative të vendosura përgjatë periudhës së masave shtrënguese, ndaj praktikisht mund të thuhet se asnjë individ apo biznes nuk ka marrë masë ndëshkuese si shkelje të masave shtrënguese.
Si çdo amnisti, kur bëhet synohet shtrirja në disa sektorë. E njëjta situatë është edhe me aktin normativ të qeverisë i cili ka parashikuar gjithashtu faljen e gjobave të vendosura nga strukturat vendore ndaj personave që kanë rindërtuar banesat e tyre të dëmtuara nga tërmetet e 21 shtatorit apo 26 nëntorit të vitit 2019, pa pasur më parë një leje ndërtimi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta