Qeveria fokusohet në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti
Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendime të reja këtë javë, ku në fokus janë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një dalje për mediat ka komunikuar vendimet e reja të qeverisë, ku tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.
“Sapo kaloi procesi i kalimit të shkollave në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e madh të shkollave të rindërtuara në procesin e rindërtimit që i kalojnë qytetarëve, familjeve, prindërve e bashkive për administrim në vazhdim dhe për mirëmbajtje”, tha Ahmetaj.
Po ashtu ai tha se do të nisë shpërndarja e apartamenteve dhe njësive individuale për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se disa kategori do t’i marrim ato direkt.
“Ky muaj do të jetë muaj shumë i rëndësishëm për familjet e dëmtuara nga tërmeti”, tha ai.
Ai bëri të ditur se deri në muajin shtator të vitit të ardhshëm do të shpërndahen të gjitha apartamentet dhe njësitë individuale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta