Qeveria heq taksat për shërbimin e transportit urban dhe ndërurban

8 Qershor 2020 | 16:54

Kryeministri, Edi Rama ka bërë të ditur se më 15 qershor do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka bërë të ditur dhe masat lehtësuese për këto kategori duke thënë se, do të kenë zero taksa vendore deri në fund të vitit.

“Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes: njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës dhe zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020”, shprehet z. Rama.

“Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët”, përfundon kryeministri.

Shoqatat e transportit zhvilluan sot një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duke paraqitur 6 kërkesa me argumentin se janë ndër aktivitetet më të prekura ekonomikisht nga COVID-19.

Lexoni gjithashtu: 

Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas Rixhin Qoshja: Jemi të paaftë financiarisht për të rifilluar punë

Shoqatat e transportit ultimatum qeverisë, të ulen taksat ose më 15 qershor nuk rifillojnë punën

Rifillimi i transportit publik, Eltar Deda jep detaje: Nuk do ketë rritje çmimesh, maskat të detyrueshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026