Qeveria jep 700 milionë lekë për kompensimin e ish-pronarëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të mërkurë një fond prej 700 milionë lekë për kompensimin e ish-pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara.
Nga ky vendim prekën ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Berat, Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Vlorë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Lezhë dhe Fier
Ish-pronarët e tokës ku janë kryer legalizimeve do të përfitojnë 69 958,01 për m².
Vendimi do të vihet në zbatim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Fondi për kompensimin e pronarëve janë të ardhura që kanë mbledhur drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore në favor të objekteve informale që legalizohen.
Legalizimi i ndërtimeve pa leje, ka qenë një prej premtimeve më të mëdha të Partisë Socialiste në zgjedhje e vitit 2013, që e rikthyen në pushtet pas 8 vite në opozitë.
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pati disa herë tentativa për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, por që nuk u arrit asnjëherë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta