Qeveria merr 100 mln euro borxh për energjinë, ministrja Denaj: Për të reformuar sektorin
Qeveria shqiptare do të marrë 100 milionë euro kredi të butë për sistemin elektroenergjetik.
Marrëveshja me bankën shtetërore gjermane KfW u miratua në parlament dhe për ministren e Financave, Anila Denaj ka si qëllim reformimin e këtij sektori.
“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të vijuar më tej me reformën e energjisë, një reformë që ka qenë lajtmotivi dhe objektivi i qeverisë Rama që në mandatin e tij të parë”, u shpreh Anila Denaj, ministre e Ekonomisë dhe Financave.
Sipas ministres, reformimi do të përfshijë ndarjen e OSHEE nga OST, hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë dhe krijimin e një tregu konkurrues të energjisë.
Kjo nuk është hera e parë që KESH merr kredi. Në vitin 2016, BERZH i dha korporatës 218 milionë euro kredi për të mbështetur reformat e saj për ristrukturimin.
Me kredinë e miratuar këtë të enjte, KESH ka marrë mbi 300 milionë euro hua me qëllim ristrukturimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta