Qeveria nis procedurat për shpalljen dëshmor të nënkomisarit Saimir Hoxha

28 Shtator 2021 | 20:22

Qeveria ka nisur procedurat për të shpallur dëshmor nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u vra sot në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përmes një konference për shtyp.

“Komisioni Qendror i Statusit ‘Dëshmor i Atdheut’ ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, ‘Dëshmor i Atdheut’ duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm,” – tha ministri i Brendshëm Çuçi pasi shprehu ngushëllime për familjarët.

Ministri theksoi se vrasja e nënkomisarit Hoxha ndodhi teksa policia po kryente një operacion kontrolli për pikasjen dhe asgjësimin e lëndëve narkotike. Çuçi përdori fjalën “neutralizim” teksa foli për kapjen e autorit Aldi Rama.

“Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë,” – tha ministri i Brendshëm Çuçi.

“Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë,” – vijoi ai.

Rama u gjet i plagosur rëndë pas 5 orësh kërkim nga policia në zonën e lagunës së Vainit në Lezhë. Ai dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026