Qeveria publikon vendimin për vaksinimin e stafit arsimor dhe studentëve

26 Shtator 2021 | 10:04

Mbrëmjen e së shtunës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për t’u pajisur me certifikate vaksinimi çdo pedagog dhe student, para nisjes së mësimit në universitete më 11 tetor.

Në një dokument prej dy faqesh, gjithashtu sqarohet se cilido person që nuk do të pajiset me certifikatë vaksinimi, do t’i duhet të paraqesë testim PCR çdo jave për të qenë pjesë e auditorëve.

Në urdhër thuhet se për secilin student që nuk do t’i nënshtrohet marrjes së injeksionit, institucionet arsimore duhet të marrin masa për ofrimin e mësimit online.

Vetë Ministria e Shëndetësisë ka bërë një fushatë për ndërgjegjësimin dhe informimin e studentëve mbi vaksinimin dhe grupet e vaksinimit që janë ngritur në secilin universitet.

Të vetmit që janë të përjashtuar nga procesi i vaksinimit janë ata persona që kanë një indikacion mjekësor për mos aplikimin e vaksinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026