Qeveria siguron 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca përtej marrëveshjeve aktuale

31 Mars 2021 | 17:18

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e së mërkurës se qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë edhe 50 mijë doza vaksinash AstraZeneca.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha se këto vaksina janë “përtej marrëveshjeve të deritanishme”.

Në këtë mënyrë qeveria vijon të shtojë sasinë e dozave teksa programi i vaksinimit kundër COVID-19, prej fundjavës së shkuar, është shtrirë në gjithë popullsinë mbi 70 vjeç.

Prej 11 janarit kur ka nisur vaksinimi, autoritetet mjekësore kanë mundur të kryejnë mbi 120 mijë injektime. Nga ministria nuk është raportuar një e dhënë e saktë se sa prej tyre janë injektime të dyta dhe sa injektime të para duke e lënë të paqartë se sa persona janë vaksinuar plotësisht.

Shqipëria ka nënshkruar kontrata me nismën COVAX për të marrë 1.1 milionë vaksina AstraZeneca, me një kompani turke për të marrë 500 mijë vaksina Sinovac – me opsionin për të marrë më pas edhe 500 mijë të tjera – dhe me kompaninë Pfizer për të marrë 500 mijë vaksina.

Në total janë të paktën 2 milionë vaksina të rezervuara, prej së cilave – me dy injeksione –mundet të vaksinohen 1 milionë persona, ose thënë ndryshe rreth 35% e popullsisë rezidente.

Aktualisht, prej janarit, sipas ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë kanë mbërritur vetëm 285 mijë doza. Përveç vaksinave të kontraktuara, Shqipëria ka pranuar edhe një donacion prej 10 mijë dozash vaksinash Sputnik V të ardhura nga Arabia Saudite.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026