‘Qeveria të pranojë rekomandimin e Komisionit të Venecias për antishpifjen,” nxit kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta
Kryeredaktori i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, z. Besar Likmeta tha në studion e Euronews Tonight se opinioni i Komisionit të Venecias fliste qartë për këdo se ndikimi i projektligjit do të ishte mjaft negativ për median në Shqipëri dhe për lirinë e shprehjes.
Likmeta kritikoi nismën e qeverisë duke thënë se ajo nuk lidhet aspak me shpifjen, por ka të bëjë më shumë me kontrollin e përmbajtjes së medias online në Shqipëri.
“Ne shpresojmë që qeveria do ta dëgjojë rekomandimin e Komisionit të Venecias dhe do të ishte absurde që të vepronte në mënyrë të kundërt sepse kemi një prerokruzitë që gjatë viteve të fundit legjitimiteti i vendimeve të marra nga qeveria shqiptare… janë bazuar në opinione të komisionit të Venecias”, deklaroi Likmeta për Euronews Albania.
Gazetari i BIRN përsëriti disa nga arsyet pse projektligji u kundërshtua nga gazetarët, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare të medias duke përmendur paqartësitë në shkrimin e ligjit, lidhur me mediat e mëdha ose blogerët, gjobat e larta, pamundësia për apelimin e tyre etj.
“Opsioni më i mirë do të ishte vetërregullimi,” përfundoi Likmeta.
Lexoni gjithashtu
Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias për “antishpifjen”: Është i pazbatueshëm!
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta