Qindra protestues në Izrael kundër reformës gjyqësore të mbështetur nga Netanyahu
Për të shtatën javë me radhë, qindra demonstrues kanë dalë në rrugë në Izrael kundër reformës gjyqësore të mbeshtetur nga kryeministri Netanyahu.
Të hënën, anëtarët e parlamentit do të duhet të votojnë mbi projektligjin, i cili synon të lejojë parlamentin të anulojë vendimet e gjykatës. Shumë e shohin këtë si një sulm ndaj demokracisë.
“Ne nuk kemi zgjidhje, nuk mund të dorëzohemi. Ky është vendi ynë, unë kam bërë luftëra, kam humbur miq në luftëra – ata nuk kanë vdekur për këtë, ata nuk kanë vdekur për një shtet diktator. është më e pakta që mund të bëj, shprehet një nga protestuesit.
“Ndjej shpresë, ka kaq shumë njerëz këtu, por qeveria ende nuk do të dëgjojë zërat tanë” brohoret një tjetër protestuese.
Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion mund ta përdorë këtë reformë për të rrëzuar një dënim të mundshëm ndaj tij.
Mbrojtësit e reformës thonë se drejtësia është shumë e politizuar dhe ky ligj mund të rivendosë ekuilibrin në sistem.
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit