Qytetarët e Vlorës e blejnë ujin e pijshëm, autoritetet: Uji i rrjetit brenda parametrave
Ngjarja e rëndë në Krujë ku të paktën 500 qytetarë u helmuan nga uji i rrjetit ka ngritur shqetësimin tek mbarë popullata.
Qytetarët e Vlorës nuk kanë besim tek uji që furnizohen çdo ditë nga rrjeti, duke u detyruar ta blejnë ujin që pijnë.
“E mbush se s’kemi lekë ta blejmë. Ujin e rubinetit e përdorim vetëm për t’u larë. S’është punë besimi, po ai është me klor, ky është ujë i pastër”, tha një qytetar.
“Ujin e çezmës e përdorim për të larë, ndërsa për të gatuat dhe për të pirë jo. Uji shkon në bojler dhe duke qenë i ndenjur nuk mund të përdoret për të pirë. Nëse arrin të mbushësh kur vjen çezma është njësoj sikur e mbush këtu te uji i ftohtë. Ujin e mbush vetëm këtu, nuk e blej”, u shpreh një qytetar.
“Ujin e çezmës e përdor vetëm për tualet dhe për të larë. Unë rri në pallat, s’ka ujë të rrjedhshëm. Ujin që mbush këtu e përdor edhe për të pirë edhe për të gatuar. Edhe e kam blerë ndonjëherë”, tha një qytetar.
“Për të pirë e blejmë, kemi merak për ujin e rubinetit”, u shpreh një qytetare.
Por për të parë nga afër sigurinë dhe gjendjen e depove të ujit që furnizojnë Vlorën, Euronews Albania kreu një vëzhgim pranë stacioneve të furnizimit me ujë.
Inxhinieri i prodhimit të ujit të pijshëm pranë Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Arben Mone tha se stacionet kanë siguri të plotë.
“Problemet lindin nëse ka përzierje të ujërave të zeza me ujërat e bardha, por deri tani s’kemi. Uji është cilësor pasi vazhdimisht merren analizat. Siguria është maksimale. Masa kryesore që ne të ruajmë cilësinë e ujit është që tubat të mbahen nën presion dhe stacioni e bën këtë duke mos lejuar kontaminimin”, u shpreh Arben Mone.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë bëri me dije se situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
Analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike kryhen çdo ditë dhe iu komunikohen edhe institucioneve vendore, ndërsa deri me sot nuk kemi probleme sa i përket kontaminimeve, pra problematikave që cenojnë cilësinë e ujit, bën me dije Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë.
Ndërtimet, popullimi i zonës së ujit të ftohtë ku ndodhen edhe vendburimet që furnizojnë qytetin mbetet rrezik për cilësinë e ujit. Ndërsa evidentimi i zonave ku ka rrezik për kontaminim si defektet, çarjet nga investimet apo punimet e shumta në qytet mbetet një tjetër rrezik për ndotjen e ujit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta