Qytetarët inkurajojnë lehtësimin e mëtejshëm të masave

12 Prill 2021 | 16:35

Pas më shumë se dy muajsh në vend ka një lehtësim të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Nisur nga kjo e hënë qytetarët do të jenë të lirë të lëvizin deri në orën 10 të mbrëmjes. Pas kësaj ore lëvizja do të jetë e kufizuar, po ashtu baret, restorantet dhe bizneset do të jenë të mbyllura deri në orën 6 të mëngjesit.

Ky vendim i Komitetit të ekspertëve duket se është mirëpritur nga qytetarët, por mbi të gjitha nga bizneset. Megjithatë për disa të tjerë ky lehtësim nuk përbën ndonjë ndryshim.

“Po mirë na duken, ishalla ikën virusi të hapemi sa më shpejt,” – tha një zonjë.

“Nuk na prish punë një orar prej dy orësh, nga ora 8 në 10 e pastaj virusi mbyllet. Si në 8 si në 10 është e njëjta gjë,” – u shpreh një i ri.

“Ne që nuk e kemi kaluar kemi pak më frikë, po më mirë që mbyllemi në 10,” – shtoi një qytetar.

Pavarësisht lehtësimit në lëvizje, maska mbetet një detyrim. Por, në përditshmëri kjo masë nuk po zbatohet nga të gjithë. efekt

Nisur nga kjo e hënë përveç lehtësimit në lëvizje, janë rihapur edhe udhëtimet me Britaninë e Madhe. Sa i përket universiteteve, studentët do të vijojnë sërish mësimin online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026