Qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID gjatë muajit tetor
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se muaji tetor do të jetë muaj i hapur i vaksinimit, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID në qendrat e vaksinimit në vend. Grupmosha më në fokus për vaksinim janë studentët.
“Ndërkohë që tashmë e kemi marrë vendimin për të siguruar që edhe studentët të jenë të vaksinuar dhe të shkojnë në universitete të vaksinuar për të siguruar që shkollat tona të vazhdojnë procesin normal të mësimit në auditore, ndaj edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin”, u shpreh ministrja Manastirliu.
Deklarata e ministres u bë në kuadër të prezantimit të Planit të Përgjigjes 2021-2023 ndaj pandemisë dhe impaktit post COVID-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësisë.
Ogerta Manastirliu tha se ky plan është një dokument orientues dhe fleksibël në bazë të skenarëve në vijim, ku si funksion ka përballimin e situatës së pandemisë.
“Ky është një plan përgjigje, është një dokument i cili orienton të gjitha veprimet tona, ndërhyrjet tona në sektor, në funksion të përgjigjes ndaj Covid-19 por edhe impaktit post-covid në sistemin shëndetësor. Është gjithmonë një dokument dinamik, një dokument fleksibël, pra që në kohë ai përshtatet me ndryshimet që mund të ketë”, tha znj. Manastirliu.
Ndër mjetet për të luftuar pandeminë, Manastirliu renditi vaksinimin si më të rëndësishmin, duke theksuar se fokusi kryesor në muajt në vazhdim është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve.
Ndërkohë, objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023, të prezantuara nga ministrja Manastriliu janë:
– Forcimi i monitorimit epidemiologjik dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.
– Menaxhimi i rasteve me COVID-19 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm
– Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta