Qytetarët të zhgënyer me politikën dhe drejtësinë, analistët: Reforma nuk prodhoi rezultate
Një në dy shqiptarë besojnë se reforma në drejtësi do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka publikuar sot sondazhin e Opinionit Publik “Besimi në qeverisje”, ku në përfundim të dhënat tregojnë se 52.7% e të anketuarve kanë besim tek reforma, ndërsa 48.5 % shprehen se nuk po zbatohet siç duhet.
Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi së bashku me drejtuesin e Exit.al, Neritan Sejamini folën për këto shifra, të cilat tregojnë një bilanc aspak pozitiv të reformës në drejtësi.
Zoti. Krasniqi theksoi në “Ilva Now” se prej vitesh politika shqiptare renditet poshtë në sondazhe pasi e ka humbur besimin tek shqiptarët.
“Në vitin 2019 nuk ka shkuar asgjë mirë në kontekstin politik dhe qytetarët nuk morën shërbimet e tyre. Besimi tek institucionet tradicionale, si BE, NATO, BE, institucionet fetare dhe Forcat e Armatosura është më shumë i përgjithshëm se sa lidhet me një rol të caktuar. U bënë vite që partitë politike rezultojnë më pak të besuara”, theksoi ai.
Më tej, Sejamini u shpreh se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar asnjë rezultat dhe kjo sipas tij, ka zhgënjyer qytetarët.
“Mendoj se ka një ndryshime mes drejtësisë dhe reformës në drejtësi. Për aq kohë sa një reformë u propagandua jashtë mase nuk prodhoi asnjë rezultat. Pak shqiptarë sot besojnë në këtë gjë. Sot nuk besojnë më se këto probleme janë të rastësishme, por janë të thella dhe nuk zgjidhen brenda një afati të shkurtër”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur
- 10:10 Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, Spitali i Traumës del me njoftim të ri për gjendjen e të plagosurve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë