Qytetet ukrainase në errësirë, rusët po plaçkitin gjithçka, edhe objekte fetare
Sulmet ruse ndaj termocentraleve kanë lënë shumë rajone në mëshirën e ndërprerjeve të energjisë.
Në terr është edhe kryeqyteti, Kiev. Dronët iranianë kanë qenë të rëndësishëm në këto sulme.
“Sot ka pasur mesazhe nga Irani, nga përfaqësues zyrtarë. Ata vendosën të pranojnë se kanë furnizuar drone për terrorin rus”, shprehet Zelensky
Kievi nuk i beson shpjegimet e Teheranit se ato i janë dhënë Rusisë përpara sulmit në kryeqytetin ukrainas.
Në Kherson, autoritetet e emëruara nga Rusia vazhdojnë të shumëfishojnë thirrjet e tyre për evakuimin, ukrainasit nga ana tjetër flasin për deportim të civilëve.
Gjithashtu, po shumëfishohen raportet se rusët gjatë largimit e tyre po plaçkitin qytetin, duke marrë autoambulanca, traktorë dhe makina private. Bashkë me to, edhe objekte historike dhe fetare. Ekspertët ushtarakë spekulojnë se Rusia tashmë mund të përgatitet të braktisë bregun perëndimor të lumit Dnipro.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare