SHBA-ja ndihmë të re për ushtrinë ukrainase
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarë dhe do të krijojnë një seli ndihmë të sigurisë në Gjermani.
Selia do të mbikëqyrë transferimin e të gjitha armëve dhe trajnimeve ushtarake për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.
Në këtë ndihmë do të përfshihen edhe ndihma shtesë për mbrojtje ajrore, që Ukraina të mund të mbrojë veten nga sulmet ruse me raketa dhe dronë, që së fundmi kanë shkatërruar rëndë infrastrukturën ujore dhe energjetike ukrainase, shkruan REL.
“Ne e kuptojmë nevojën akute për mbrojtje ajrore në këtë moment kritik kur Rusia dhe forcat ruse po lëshojnë raketa dhe po përdorin dronët iranianë për të sulmuar infrastrukturën civile të këtij shteti”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, gjatë një konference për media në Kiev më 4 nëntor pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sullivan është një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë që ka vizituar Kievin, dhe vizita e tij në Ukrainë nuk ishte paralajmëruar për shkaqe sigurie.
Në pakon e ndihmës së re përfshihen edhe kontratat për 1.100 dronë Phoenix Ghost, 45 tanke dhe 40 anije.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike