SHBA në OKB: Rusia dhe Kina mbrojnë Korenë e Veriut në Këshillin e Sigurimit 

5 Nëntor 2022 | 09:46

SHBA akuzoi sot Rusinë dhe Kinën për mbrojtjen e Koresë së Veriut nga veprimet e mëtejshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe thanë se ata po punojnë jashtëzakonisht shumë për të justifikuar lëshimet e raketave balistike të Phenianit.

Shqipëria, SHBA-ja, Britania, Franca, Irlanda dhe Norvegjia kërkuan një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi Pheniani gjuajti disa raketa, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale, raportoi Reuters.

Rusia dhe Kina nuk ka gjasa të bien dakord për ndonjë veprim të Këshillit për lëshimin e fundit të raketës nga Koreja e Veriut, thonë diplomatët.

“Këshilli duhet të luajë një rol konstruktiv dhe jo gjithmonë të theksojë presionin,” tha ambasadori kinez në OKB Zhang Jun.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit që të heqë dorë menjëherë nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme provokuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026