Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

30 Shtator 2024 | 11:09

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka mbrojtur kryeqytetin ukrainas nga këto sulme që zgjatën pesë orë.

Të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia drejt Kievit ose u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ose u neutralizuan nga pajisjet elektronike luftarake, shkroi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo dëme, shtoi ai. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se copëzat e një droni të rrëzuar ranë mbi një ndërtesë banimi dhe ekipet e emergjencës po punojnë atje.

Forcat ajrore ukrainase thanë të hënën se rrëzuan 67 nga 73 dronët dhe një nga tre raketat e lëshuara nga Rusia gjatë sulmeve.

Guvernatori Ruslan Kravchenko nuk raportoi për dëme në infrastrukturën kritike apo të banuar. Por, ai tha se sulmet kanë shkaktuar pesë zjarre në rajonin e Kievit.

Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Kiev dhe Ukrainë përgjatë muajit shtator, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë, atë të ushtrisë dhe transportit, sulme që kanë vrarë dhjetëra civilë, shkruan REL.

Rusia mohon se shënjestron civilët gjatë pushtimit të Ukrainës, që e ka nisur më 2022, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026