Racist, ligji për të tjetërsuar lagjet me emigrantë në Danimarkë

6 Tetor 2023 | 08:43

Banorët e zemëruar të një lagjeje në Kopenhagë kanë thënë se do t’i rezistojnë ligjit danez që u mundëson autoriteteve t’i dëbojnë banorët nga zonat ku ato vlerësojnë se ka shumë emigrantë.

“Ky është racizëm”, ka thënë Jawad, mjek prej lagjes Mjolnerparken në qendër të Kopenhagës, e cila është e rrethuar me zona tjera që janë duke u tjetërsuar.

“Ndonëse kam lindur dhe jam rritur në Danimarkë, në statistika unë jam emigrant joperëndimor”, ka thënë ky 29-vjeçar për agjencinë e lajmeve AFP.

Danimarka e ka miratuar një ligj kontrovers më 2018 për t’i rizhvilluar disa “geto” të varfra, në të cilat ka koncentrim të madh të emigrantëve.

Në plane përfshihet rindërtimi dhe renovimi i pronave dhe ndryshimi i mënyrës së qiradhënies.

Për disa dekada, Danimarka ka qenë një prej vendeve me politikat më strikte për emigrantët në Evropë, dhe me raste, partitë e ekstremit të djathtë kanë folur edhe me tone kundër emigrantëve.

Tetë në 10 persona në Mjolnerparken konsiderohen “joperëndimorë”, dhe personat nga vendet jashtë BE-së – prej Ballkanit dhe Evropës Lindore – hyjnë në atë kategori.

Banorët e lagjes Mjolnerparken kanë thënë se do ta padisin Danimarkën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026