Racizmi në Formula 1, Hamilton: T’i hapim rrugë diversitetit
Lewis Hamilton deklaroi se Formula 1 duhet t’i injorojë ato që i ka quajtur “zërat e vjetër” dhe të mos pranojë racizmin, në një kohë kur po bëhet gjithnjë e më gjithëpërfshirëse.
Hamilton, i vetmi pilot me ngjyrë i F1, reagoi ndaj komenteve të bëra nga ish-kampioni Nelson Piquet, që iu referua pilotit britanik me terma racistë.
“Jam përballur shpesh herë me racizëm dhe kritika dhe madje në mënyrë negative e arkatike për shumë kohë, shoqëruar me tone diskriminuese. Ndaj këtu nuk ka asgjë të re për mua. Mendoj se tabloja është shumë më e gjerë. Nuk e kuptoj përse vazhdojmë t’u kushtojmë vëmendje zërave të vjetër në një kohë kur po përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe. Kjo nuk ka të bëjë me mua, por me atë që jemi si sport dhe ku dëshirojmë të arrijmë”, tha piloti i ‘Mercedes’.
Hamilton tha se dëshiron që Formula 1 të zgjerojë diversitetin dhe të bëhet më gjithëpërfshirëse.
“Nëse duam të rritemi si sport në Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera, si Afrika e Jugut dhe të rrisim audiencën, atëherë duhet të shohim drejt së ardhmes, duke iu dhënë të rinjve një platformë më përfaqësuese të asaj që po përpiqemi të bëjmë dhe për drejtimin që duam të marrim”, u shpreh Hamilton.
Hamilton po punon me ekipin e ‘Mercedes’ për të financuar një sërë projektesh, me qëllim promovimin e pjesëmarrjes së femrave në F1 dhe garantimin e bursave për studentët me ngjyrë në fushën e automobilizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë