Radari zbulon qytetin antik romak, një hartë e re nën rrënoja

10 Qershor 2020 | 09:59

Arkeologët kanë arritur të bëjnë një skemë, një hartë të një qyteti antik romak. Dhe një gjë e tillë nuk është realizuar duke gërmuar në tokë por duke përdorur një teknologji të lartë përmes radarëve.

Falerii Novi, 50 kilometra në veri të Romës në rajonin italian të Lazio, u hartua me teknikën e re e cila  funksionon si radari i avionëve, duke kapur valët nga objektet deri në dy metra nën sipërfaqe. Duke drejtuar radarin ata zbuluan një kompleks banimi i cili përbehej nga një treg  monumente publike dhe madje vunë re edhe rrjetin e përhapur të tubave të ujit në qytet.Sipas studiuesve qyteti u pushtua për herë të parë në 241 para Krishtit dhe  është rreth më shumë se 30 hektarë, pak më pak se gjysma e madhësisë së Pompeit.

Kjo është hera e parë që një qyteti antik  iu mor harta duke përdorur radar që depërton në tokë (i cili lejon studiuesit të eksplorojnë vendet arkeologjike në shkallë të gjerë pa gërmime, të cilat mund të jenë të kushtueshme dhe të kërkojnë kohë. U deshën tre deri në katër muaj për të marrë rezultatet dhe për të zbuluar Në fushën e mbuluar me bar u zbulua një qytet i tërë.Specialisti Raniero Pedica shpreson që një ditë siti të jetë aq popullor sa Pompeii.

“Falerii Novi është një qytet ku ka shumë për të zbuluar. me gjithçka për të zbuluar. Unë fola drejtpërdrejt me arkeologët që bënë kërkimin, të cilët tani mund të shohin se çfarë është varrosur në tokë. Me këtë pajisje ne mund të shohim detajet e rrugëve, gjithçka. Shpresojmë që të ardhmen  Falerii Novi mund të jetë  Pompei i ri “, u shpreh specialisti.

Të dhënat tregojnë  gjurmë vendbanimi në thellësi rreth çdo dhjetë centimetra,  një mënyrë kjo që arkeologët mund të studiojnë sesi qyteti evoluoi dhe tashmë përmes teknologjisë së radarit rezultatet mund të jenë më të shpejta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026