Radhë ambulancash tek ‘Shefqet Ndroqi’, javën tjetër pritet të hapet COVID-4
Dita e djeshme ka shënuar sërish një numër rekord infektimesh dhe viktimash nga COVID-19. 737 raste të reja dhe 13 humbje jete nga COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji teksa ka raportuar nga spitali COVID-2, ‘Shefqet Ndroqi’, bëri me dije se gjatë natës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka pasur fluks ambulancash që kanë qëndruar natën jashtë para se pacientët të futeshin brenda ambienteve të spitalit.
“Familjarët thonë se u është komunikuar se nuk ka vende në spital, por nga Ministrisë së Shëndetësisë nuk bëhet me dije sa është kapaciteti i mbetur i shtretërve në këtë spital. Kanë qenë 7 ambulanca jashtë spitalit me pacientë brenda të cilët merrnin oksigjen pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë.
Zyrtarisht nga ministria nuk thuhet se kur do të hapet COVID-4, por burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në COVID-4 po bëhen përgatitje dhe pritet që ky spital të hapet brenda kësaj jave”, – tha gazetari i Euronews Albania teksa shtoi se nga ministra nuk ka një qëndrim zyrtar as lidhur me radhën e ambulancave që presin jashtë COVID-2, duke theksuar se bëhet fjalë për procedura për regjistrimin e secilit pacient.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta