Radhë kilometrike dhe pritje me orë të tëra në Qafë Thanë, kryetari i Bashkisë Pogradec: T’i jepet zgjidhje
Pritjet në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, jovetëm që janë kilometrike por shkaktojnë dhe pritje me orë të tëra për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria.
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh se ky ka qenë një problem evident dhe se ka kërkuar nga ana e institucioneve të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të shmangur radhët në kufi e bashkë me to stresin dhe lodhjen.
“Ajo që i kërkoj policisë, sidomos për vështirësitë në Qafë Thanë pasi sistemi i ri në vend ta lehtësonte qarkullimin e lirë është e kundërta. Bëhet me e vështirë. Sot që nuk ka filluar sezoni turistik ka radhë të gjatë jo më kur te filloje sezon turistik. Besoj do dëgjohet kërkesa e qytetarëve të Pogradecit”, tha ai.
Në prag të nisjes së sezonit veror në qytetin liqenor, Xhakolli bëri me dije se edhe këtë vit sipërfaqet publike do të jenë më të shumta se ato private, ndërsa qyteti liqenor do të vijojë të ofrojë shërbim me çadra falas për pushuesit.
Ndërsa operatorët turistikë thonë se prenotimet këtë vit janë më shumë nga vendas, por nuk mungojnë as të huajt, kryesisht anglezë, francezë dhe grekë.
“Sivjet ka akoma më tepër raporti për plazhin publik sesa private. Edhe në pjesën kryesore të plazhit, do vazhdojë të jetë më çadra falas dhe për personat me aftësi ndryshe. Do kemi shërbim me të mirë pasi e ne këto plazhe publike kemi vendosur roje plazhi. Me qëllim të kemi sezon të qetë e pa probleme”, tha ai.
Pogradeci pritet të çelë sesonij veror në 6 Qershor ndërsa premton një verë me kalendar shumë të gjerë artistiko-kulturor.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë