Radhë të gjata në aeroportin e BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit

13 Tetor 2025 | 12:39

Që nga dita e djeshme, vendet e sistemit Shengen, zona e udhëtimit pa pasaporta në Evropë, kanë filluar të prezantojnë rregulla të reja udhëtimi që do të zbatohen në të gjithë bllokun brenda tre muajve.

Rregullat e reja kërkojnë që të gjithë pasagjerët e vendeve të treta, përfshirë britanikët, të marrin gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohen kur hyjnë ose dalin nga shumica e vendeve të BE-së si dhe Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Një nga aeroportet e pakta , dhe më të ngarkuara, të BE-së që ka vendosur sistemin e ri që nga dita e parë është në Pragë, ku radhë të gjata filluan të krijoheshin, sipas Sky News.

Ndërsa makinat e reja dixhitale të regjistrimit kufitar duhet ta lehtësojnë përfundimisht procesin, të dhënat biometrike duhej të regjistroheshin manualisht nga forca kufitare çeke që në ditën e parë.

Pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar thanë se u është dashur të presin rreth një orë e 90 minuta në doganë.

Reagimi më i gjerë ndaj sistemit të ri ka qenë i përzier, me një përdorues që raportoi në mediat sociale se koha e përpunimit nuk ishte më shumë se dy minuta.

Calder thotë se pasagjerët e parë britanikë që mbërritën dje raportuan gjithashtu kohë të shkurtra pritjeje.

Të tjerë thanë se iu nënshtruan procedurave të ngjashme në Pragë përpara se sistemi i ri të hynte në fuqi, me disa që përjetuan vonesa ndërsa të tjerë jo.

LEXONI GJITHASHTU:

Kontrollet e reja biometrike në kufijtë e Evropës, hyn në fuqi sistemi i ri dixhital

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026