Radhët në institucionet shtetërore, asnjë masë për ruajtjen e distancimit fizik nga COVID-19
Numri i viktimave nga coronavirus në Shqipëri është në rritje ditore, po ashtu sikurse edhe numri i të infektuarve.
Ka një shqetësim të shtuar nga qytetarët që nuk arrijnë të bëjnë tamponin, ndërkohë që vihet re se edhe në institucionet shtetërore ka mungesë të marrjes së masave për të shmangur përhapjen e coronavirusit.
Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji ka bërë një vëzhgim në kryeqytet.
“Masat anti-COVID nuk respekto hen në institucionet arsimore. Unë ndodhem në Drejtorinë Arsimore të Tiranës, ku ka pasur radhë të shtuara të qytetarëve që vijnë për të regjistruar fëmijët në shkolla apo kopshte. Gjithashtu pak më herët kam qenë edhe në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku studentët e diplomuar japin provimet apo bëjnë ekuivalentimin e diplomave për të studiuar jashtë shtetit, aty ka patur radhë të shtuar të njerëzve, ku nuk ka qenë askush që t’i këshillonte për të ruajtur distancën.
Shumica e personave që qëndronin në radhë, nuk i kishin të vendosura maskat, por edhe radhët e personave ishin në grumbuj.
Jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në zyrat e Tatimeve apo në zyrat e Postës Shqiptare, ku qytetarët marrin pakot që vijnë nga jashtë është e njëjta situatë. Pra, janë njerëz që qëndrojnë në radhë dhe askush nuk i udhëzon për ruajtjen e distancës dhe njerëzit vetë nuk mbajnë maska,” raportoi gazetari Salianji.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta