Rajoni i Donbasit do jetë sërish i Ukrainës, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka deklaruar se rajoni i Donbasit do të jetë sërish i Ukrainës, edhe pse forcat ruse kanë shënuar përparim të dukshëm.
Zelenski e cilësoi si shumë të vështirë situatën aktuale në Donbas, pasi rusët kanë intensifikuar bombardimet, shkruan CNN.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do ta rrënojë Donbasin, ne do të rindërtojmë çdo qytet,” theksoi ai .
Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, që t’i sigurojnë asaj sisteme të shumta raketash për të luftuar ndaj ushtrisë ruse.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Putin u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare.
LEXONI GJITHASHTU
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara