Rajoni i prekur nga COVID, gazetarja Bruna Çifligu analizon të dhënat
Gazetarja Bruna Çifligu prezantoi një krahasim midis tre vendeve të rajonit, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut sa i takon shifrave të pandemisë në një javë.
Nga data 17 – 23 nëntor Shqipëria ka njohur dhe numrin me të lartë si rasteve të reja të prekur nga COVID-19 ashtu edhe të viktimave nga infeksioni.
Në datën 20 nëntor 836 raste të reja u shënuan brenda 24 orëve ndërkohë që në datën 22 nëntor numri i të prekurve u ul ndjeshëm dhe patëm 565 persona të infektuar.
Ajo çfarë duhet theksuar është dhe numri i më i lartë i viktimave që ka qenë ndonjëherë në Shqipëri, i regjistruar në 23 nëntor me 17 humbje jetësh.
Ndërkaq shifrat e rasteve të reja në Shqipëri dhe Kosovë janë përafërsisht të njëjta.
Mbi 600 persona të infektuar dhe nën 900, është bilanci i 24 orëve në Kosovë.
Nga data 17 – 23 nëntor numri më i lartë i rasteve të reja është shënuar në 20 nëntor me 855 persona dhe një ditë më pas, në 21 nëntor janë shënuar 19 viktima, numri më i lartë i personave që humbën betejën me COVID përgjatë një jave.
Maqedonia e Veriut është vendi me numrin më të lartë të viktimave po të krahasohet me Shqipërinë dhe Kosovën ku vlen të theksohen 35 viktima në datën 23 nëntor.
Po në datën 23 nëntor u shënua një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve të reja të prekura nga COVID-19. Shifrat me mijëra persona të infektuar në ditën e mëparshme të javës u ulën në 384.
Numri më i lartë i të prekurve u shënjua në 18 nëntor, me 1402 persona.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë
Shifra të larta të infektimeve dhe viktimave në Kosovë nga Covid-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta