Rakacolli: Nëse shifrat e COVID-19 do mbeten të qëndrueshme mund të hapemi totalisht

19 Korrik 2021 | 19:55

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se zgjatja e orarit për lejimin e muzikës nuk lidhet me protestën e bizneseve në Vlorë.

Zyrtarja tha se indikatorët e përhapjes së COVID-19 vlerësohen çdo një javë apo dy javë ndërsa masat e fundit kanë hyrë në fuqi më 1 korrik.

“Nuk do ta lidhja aspak me situatën e krijuar në Vlorë pasi ne e monitorojmë dhe vlerësojmë situatën epidemiologjike vazhdimisht”, tha znj. Rakacolli.

Nga ana tjetër zv.ministrja tha se rastet në krahasim me 1 korrikun kanë ardhur duke u shtuar por pavarësisht kësaj masat janë lehtësuar më tej.

“Kemi një numër rastesh lehtësisht të rritur në krahasim me periudhën para 1 korrikut por është brenda shifrave të kontrollueshme dhe që është shumë më pak nga ç’pritej nga lehtësimi i masave dhe turizmi që ka aktivitet të shtuar”, deklaroi zv.ministrja.

Znj. Rakacolli shtoi se “u mendua që të kalohej në një lehtësim të masave duke vlerësuar se nuk do të ndikojë në rritjen e rasteve”.

Edhe pse vendi ynë është në pragun e ekzistencës së variantit “Delta”, zv.ministrja tha se mund të shkohet drejt hapjes totale nëse situata mbetet e qëndrueshme.

“Nëse do të ketë shifra të qëndrueshme do të shkojmë drejt hapjes totale por në se do të ketë shtim të rasteve do të shkojmë dhe drejt masave shtrëngese”, përfundoi znj. Rakacolli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026