Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare
Kryeministri, Edi Rama duke folur për mediat pas takimit me opozitën parlamentare, për të arritur një dakordësi për miratimin e reformës zgjedhore, për të cilën pak ditë më parë u gjet gjuha e përbashkët me opozitën jashtë Parlamentit. Kreu i qeverisë tha se, kërkesa e tyre kryesore mbetet lista e hapur. Ai ftoi dhe liderin e opozitës që të bëhet pjesë e procesit për të bindur deputetët e opozitës në Parlament që të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Nuk jemi këtu për ta vënë në diskutim apo përmbysur, por për ta kaluar marrëveshjen. Jemi mes dy zjarreve. Kemi nevojë për një votim që kërkon më shumë numra se sa kemi ne. Ka ende mundësi për të gjetur rrugën e arsyes. Do ishte mirë që edhe Basha të futej në këtë proces se ai i ka futur në Parlament, për t’i dhënë zgjidhje një situate që nuk është e lehtë siç mund të duket dhe siç mund të interpretohet në klubet e natës në televizione”, tha Rama.
Duke theksuar nevojën e konsensusit të opozitës në Parlament për të bërë 84 votat e nevojshme për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, Rama tha ndër të tjera se, me kodin aktual nuk mund të shkohet në zgjedhje. “Me këtë kod nuk shkojmë dot në zgjedhje sepse sidoqoftë ka nevojë për disa ndërhyrje ku kryesorja, është që duhet të ndërhyjmë minimumi për të garantuar instancën e ankimimit që sot ka rënë. Ndaj duhet dhe konsensusi i partive parlamentare”, tha ai.
Sa i takon kërkesës së opozitës parlamentare për lista të hapura, kryeministri tha se, ky ndryshim “nuk sjellë efekt çudibërës në demokracinë e vendit” dhe bëri krahasim nëse listat e hapura do të ishin në fuqi në zgjedhjet e kaluara duke thënë se, votat e opozitës do të shkonin mes atyre që janë jashtë Parlamentit dhe atyre që janë brenda.
Kreu i mazhorancës komentoi edhe marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik, duke komentura me ironi qëndrimin e mbajtur nga opozita, e cila nuk kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Nuk është marrëveshje që unë dhe PS do të donte, por duke qenë se synimi kryesor ishte gjithë përfshirja dhe hapja e një rruge dialogu dhe krijimi mundësive dhe garancia për opozitën jo parlamentare, që ka një problem psikozë që është e pangushëllueshme ndryshe për zgjedhjet, atëherë ne pranuam që pasi topi shkoi në fushën e Bashës dhe nuk po dukej gjëkundi, t’i themi bëje si do ti. Pastaj ishte surprizë kur tha më e mirë është kjo që kemi”, u shpreh kryeministri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta