Rama bën të ditur masat e reja për COVID-19: Java e fundit me kufizime
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se, nga java e ardhshme do të ketë masa të reja për COVID-19. Kryeministri theksoi se, kjo ishte fundjava e fundit me kufizime sa i takon bizneseve ndërsa për lëvizjen me automjete u shpreh se do të mbeten në fuqi dhe për dy fundjavat e ardhshme. Ndërsa pas sezonit të verës ndalimi i makinave gjatë të dielave do të bëhet për të përmirësuar mjedisin.
“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për t’u rikthyer pas sezon it të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”, u shpreh z. Rama.
Edhe për javën e ardhshme kryeministri tha se, lëvizja e këmbësorëve do të jetë e kufizuar në fashën e orarit 05:00-21:00. Kurse për transportin publik, kreu i qeverisë u shpreh se, në fund të muajit do të paraqitet strategjia e re ndërsa hapja do të bëhet pjesë-pjesë duke garantuar shëndetin dhe rritur cilësinë e këtij shërbimi.
Kryeministri gjithashtu foli edhe për planin ekonomik, ku bëri me dije se shumë shpejt do të paraqitet plani që synon kthimin në normalitet në 4 mujorin e fundit të këtij viti. “Shumë shpejt do të paraqesim planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale me qëllim që 4 mujori i fundit të këtij viti të kthejë normalitetin e të ardhurave për familjet, ekonominë dhe shtetin”, deklaroi ai.
Sa i takon procesit të rindërtimit, z. Rama u shpreh se brenda dy muajve do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale, kurse pallatet do të nisin në vjeshtë. “Jemi në hapat e fundit të proceseve përgatitore të rindërtimi dhe në 2 muajt e ardhshëm do të jemi në kantieret e shtëpive të reja individuale, shkollave dhe kopshteve dhe qendrave të reja shëndetësore. Në vjeshtë do të jemi në kantieret e mëdha ndërtimit të lagjeve të mëdha si Tiranë e Durrës, Krujë e Laç, Vorë, etj.”, përfundoi kryeministri.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama tregon datën kur do të hapen kufijtë dhe plazhet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta