Rama: Mbi gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar brenda majit, në verë nuk do të kemi kufizime
Kryeministri Edi Rama, nga sheshi ‘Skënderbej’ ku ndoqi nga afër nisjen e procesit të vaksinimit masiv u shpreh optimist se brenda muajit maj, gjysmë milionë shqiptarë do të jenë vaksinuar.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinës anti-COVID, çka do të bëjë të mundur imunizimin e popullatës përpara afatit të parashikuar prej 14 muajsh.
Z. Rama u shpreh se vijimi me intensitet i vaksinimit dhe shkëputjes së zinxhirit të infektimit do të bëjë të mundur që sezoni turistik në vend të jetë më i lehtësuar dhe pa kufizime.
“Besoj që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do jetë vaksinuar e gjithë popullata, por kam bindjen se para pranverës së ardhshme do ta mbyllim procesin”, tha kryeministri, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve duke sqaruar se nuk do kërkohet vaksinë për ata që vijnë në Shqipëri të bëjnë turizëm.
Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale është ndaluar këtë të diel në Kombinat, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e kësaj zone.
Në fjalën e tij, kreu i Partisë Socialiste bëri një bilanc të punës së deritanishme në vendin tonë, ndërsa tha se përpjekja ee tij për Shqipërinë është “një maratonë më vete”.
“Më kujtohet kur erdha në kryet të bashkisë së Tiranës kishte vetëm 78 llamba që ndriçonin në Tiranë. Kishte shtylla që qëndronin kot pa drita. Në atë kohë kur ne filluam që të punojmë për të nisur një transformim që dukej i pamundur. Sot është kohë tjetër, problemet e sfidat janë të tjera. Është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se realisht nuk ka kohë për të kthyer kokën pas dhe për të bërë hapa pas. Këto tani janë hapa të një maratone, dhe jo të një sprinti. Përpjekja për Shqipërinë është maratonë”, u shpreh kryeministri Rama.
Lexoni gjithashtu:
Nis vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”, synohen 1 mijë vaksinime në ditë me kinezen ‘Sinovac’
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta