Rama “çliron” masat shtrënguese, nga 1 qershori lejohet qarkullimi normalisht në të gjithë vendin
Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se kjo është java e fundit kur do të ndalohet kalimi përtej zonave të konsideruara si të kuqe.
Pavarësisht kësaj, Rama tha se përveç aktiviteteve sportive e kulturore, dasmat dhe funeralet, ku nuk lejohen të mblidhen shumë njerëz, të gjithë veprimtaritë e tjera do të veprojnë si më parë.
Ai foli edhe për transportin publik, por nuk dha asnjë datë konkrete se kur mund të rifillojë aktivitetin ky sektor i rëndësishëm. Shefi i mazhorancës më tej theksoi se, nga 1 qershori do të lejohet qarkullim i mjeteve në të gjithë vendin.
“Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasmave, funeralet ku ende s’do mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transporti publik që do rrijë i mbyllur edhe për pak dhe plazhet që do të ketë një masë sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur si më parë. Më 1 qershor do të hapim kopshtet dhe çerdhet, do hapin kufijtë tokësorë, do hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe natyrisht edhe plazhet do të jenë të hapura.
Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, e zonave të kuqe, dhe kjo fundjavë do të jetë e fundit me ndalim-kalim përtej çdo zone të kuqe. Detajet të premten kur të dalë urdhri zyrtar i autoriteteve shëndetësore, dhe ku unë me këtë faqe, do shpërndaj sa më shumë informacion mbi të”, tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
Edi Rama bën daljen e fundit për COVID-19: Ia dolëm faqebardhë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta