Rama dekoron akademikun Rexhep Qosja në Prishtinë
Kryeministri Edi Rama dekoroi sot në Prishtinë akademikun Rexhep Qosja, të cilin e vlerësoi për kontributin e tij kulturor dhe politik si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.
Në një ceremoni të organizuar bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama i akordoi Qosjes “Yllin e Mirënjohjes Publike”.
Kryeministri i Shqipërisë kujtoi një shkrim kritik të Qosjes gjatë kohës që PS ishte në opozitë duke u ndalur te etiketimi “opozitë me duar në xhepa”. Ai kujtoi gjithashtu shkrime dhe publicistikë tejet me ndikim të botuar edhe gjatë kohës së diktaturës.
Qosja e falenderoi Ramën për nderimin dhe tha se ndihej tejet i lumtur që ceremonia u mbajt në Prishtinë. Ai përfitoi nga rasti i takimit me Kurtin dhe këshilloi hapur që takimet mes kryeministrave të dy vendeve të bëhen më shpesh.
“Kryeministrat Rama Kurti të takohen më shpesh, te takohen qeveritë e tyre të mbajnë mbledhje përbashkëta për të jetësuar idealin e epokës së rilindasëve,” – tha Qosja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama takime me krerët e partive kryesore të Kosovës
- Shqipëria e Kosova me sekretariat për koordinimin e marrëdhënieve dypalëshe
- Rama i cilëson manovra teatrale angazhimet e ushtrisë nga Serbia
- S’kam pasur asnjë komunikim me Vuçiç për reciprocitetin, thotë Rama
- Serbia s’do tolerojë dhunë ndaj serbëve të Kosovës, thotë Vuçiç
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta