“Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit
Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania, Barometri Politik zbuloi se diferenca mes dy liderëve kryesorë politikë në Shqipëri, Edi Rama (51.2%) dhe Lulzim Basha (51%) është përafruar ngushtësisht në qarkun e Durrësit, duke e kthyer 25 prillin në ditën e një përballje të fortë mes tyre.
Drejtuesi i emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania Neritan Sejamini u shpreh se me rezultatet e sondazhit të fundit mund të themi se sot kemi një garë të barabartë mes Ramës dhe Bashës për kryeministër.
Sipas tij, nëse deri dje Rama ka pasur avantazh të qartë, sot publiku i konsideron të dy rivalë të barabartë për kryeministër.
Z. Sejamini renditi arsyet që sipas tij kanë çuar në rritjen e pëlqyeshmërisë për liderin e opozitës, një nga të cilat sipas tij është fushata pozitive që po bën opozita.
“Dalja shumë e shpeshtë e Ramës në publik dhe fushata kundër kundërshtarëve ka dhënë rezultate negative, ndërsa te opozita duke folur për programin dhe duke u shfaqur në publik ka kthyer pozitivitetin. Opozita ka lënë mënjanë tërmetin, pandeminë dhe po merret me atë që mund t’u japë shqiptarëve.
Para kësaj qeveria ka pasur avantazh se ka qenë përditë në ekran duke folur për arritjet e veta, këto kohë Basha ka marrë të njëjtën kohë si Rama çka e ka përmirësuat imazhin për të në publik”, tha gazetari Sejamini.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën
- Prirja e votës në Tiranë, PD gëzon rritje, ngushton diferencën me PS-në
- Shtohet pëlqimi për Bashën, Rama dhe kryedemokrati kokë më kokë për votën e Durrësit
- “Rama dhe Basha në garë të barabartë për kryeministër”, Sejamini rendit arsyet e rritjes së kryedemokratit
- Ylli Manjani e Ilva Tare diskutojnë situatën e paqartë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë pas 25 prillit
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë