Rama-Di Maio firmosin marrëveshjen e Komitetit të Përhershëm Itali-Shqipëri

20 Nëntor 2020 | 15:20

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio vizitoi Tiranën, për të firmosur me kryeministrin Edi Rama marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përhershëm mes dy vendeve. Në fokus të saj, janë investimet për Ballkanin dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike, ndërsa të dy palët u angazhuan për sigurimin e shpejtë të vaksinës.

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Ndihma e ndërsjellë mes dy vendeve dhe sigurimi në kohë i vaksinës anticovid kanë qenë tema kryesore e diskutimit. Në konferencën e përbashkët, Rama tha se Italia ka qenë dhe do të jetë pranë nesh, edhe në këtë moment, për të siguruar vaksinën anticovid.

“Sot ndajmë eksperiencën që po ndan e gjithë bota përballë armikut të padukshëm COVID-19. Dua të falënderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje.”, tha kreu i qeverisë shqiptare”, u shpreh Rama.

Dy palët nënshkruan edhe marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm. Kjo marrëveshje konsiston në përforcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve si dhe zgjidhjen e pikave më kritike të të dyja vendeve.

“Kemi nënshkruar një deklaratë për të ngritur një komision të përbashkët për mundësi tregtare dhe investimi për të dy vendet tona si dhe për të përballuar dhe zgjidhur pikat kritike dypalëshe në kuadrin ekonomik”

Kreu i punëve të jashtme të Italisë u takua fillimisht me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një tryezë në luftën kundër korrupsionit, ku deklaroi se Italia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026