Rama homazhe për policin e vrarë: Fëmijët do jenë krenarë për babanë dhe shtetin të cilit ai i shërbeu
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve për nder të efektivit të policisë të rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.
Në një deklaratë për mediat kryeministri tha se qeveria ka vendosur një mbështetje të konsiderueshme financiare për familjen e nënkomisarit Hoxha. Gjithashtu, kryeministri shpjegoi se me hyrjen në fuqi të VKM për ‘fëmijët e republikës’, fëmijët e të ndjerit do të përfitojnë 170 për qind të pagës së babait të tyre deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.
“Dua të bëj me dije se qeveria ka vendosur një mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen e efektivit. Por me të hyrë në fuqi ligji për fëmijët nën kujdesin e republikës, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170 për qind të pagës së babait të tyre deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.
Natyrisht që nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por njëkohësisht detyra e shtetit dhe përgjegjësia e republikës është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur deri në fund dhe të inkurajuar për të hyrë në jetë duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin të cilit babai i shërbeu deri në fund të jetës”, tha kryeministri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta