Rama i bindur: Projekti i shengenit rajonal është projekt i rinisë shqiptare

2 Tetor 2020 | 10:11

Kryeministri i vendit, Edi Rama në mbledhjen e gjashtë ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri, u shpreh se projekti i shengenit  rajonal është projekti i rinisë shqiptare. Ai shtoi se kjo qasje do t’u sigurojë të rinjve një shkëputje njëherë e mirë nga ai që Rama e quajti si “ kurthi i historisë”.

“Dua ta mbyll duke nënvizuar që: Projekti i shengenit rajonal, është projekti i rinisë shqiptare, i rinisë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe kudo qoftë. Është projekti i të gjithë atyre, që ende sot janë në kopsht, ende sot në shkollën fillore, ende sot janë në një moshë të pa të drejtë vote,  dhe për të cilat është përgjegjësia jonë e madhe të vendosim. Është projekti i të rinjve, sepse është dalje nga kurthi i historisë dhe i postimit tonë në një hapësirë më të madhe, e cila jo vetëm do të na krijojë më shumë mundësi në çdo aspekt”, tha ajo .

Ai u ndal edhe tek çështja e teknologjisë 5G, ndërsa shtoi se vendet e rajonit duhet të jenë të kujdesshme për ofertat që janë në treg.

“Vendet e rajonit duhet të shohin në perspektivë një zhvillim të teknologjisë 5G, të bazuar në një rrjet të sigurt në çdo aspak, dhe sigurisht duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot”, tha Rama.

Lexoni gjithashtu: 

Nis mbledhja e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, Rama: Ambicia jonë është heqja e kufirit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026