Rama i cilëson manovra teatrale angazhimet e ushtrisë nga Serbia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar manovër teatrale që nxit nacionalizëm vandal angazhimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Ai ka theksuar se e drejta në çështjen e targave është me Kosovën.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me homologun Albin Kurti, Rama e konsideroi të padrejtë ragimin e Serbisë. Ai tha se Kosova ka kërkuar thjesht zbatimin e një marrëveshjeje “reciprokisht të dakordësuar”.
“Ato manovra [ushtarake] nuk mbrojnë qytetarët serb në veri të Kosovës, sikundër pretendohet […] qytetarët serb jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje u paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, si askund në Ballkan dhe Evropë,” – tha Rama.
“Këto manovra risjellin në skenë hijen e së shkuarës dhe nxisin nacionalizmin vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike, që janë aty për t’u shërbyer pikërisht qytetarëve serb, që nuk janë viktime të ndonjë represioni shtetëror apo persekutimi me sfond etnik, por pengje të stanjacionit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,” – vijoi kryeministri i Shqipërisë.
Rama theksoi se “e drejta është me Kosovën dhe pikë” duke kritikuar mënyrën se si Presidenti Aleksandër Vuçiç e ka kthyer çështjen e targave në “përditshmëri konfliktuale”.
“Serbia nuk ka asnjë të drejtë t’i kthejë targat e automjeteve të përdorimit të përditshëm në një përditshmëri konfliktuale ku mizën po e bën buall a thua se qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë, ku në fakt ka kërkuar zbatimin e një marrëveshje reciprokisht të dakordësuar,” – tha më tej Rama.
Kryeministri i Shqipërisë theksoi se nga Tirana zyrtare pozicioni është i qartë, që palët duhet ta zgjidhin këtë çështje me dialog dhe se zhvillimi i fundit e ripozicionon Kosovën për një dialog në kushte më të barabarta.
Rama sugjeroi më pas që angazhimi i Forcave të Sigurisë në Kosovë të “vendoset me kujdes” duke mos rrezikuar që kjo të kthehet në problem mes Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë.
Në takimin mes Ramës dhe Kurtit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Palët ranë dakord për një mbledhje mes të dy qeverive në muajin nëntor dhe ngritjen e një Sekretariati të përbashkët për koordinimin e marrëdhënieve të dy vendeve.
Deri më sot Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar 6 mbledhje mes qeverive dhe kanë nënshkruar rreth 150 marrëveshje dhe memorandume.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta