Rama i kërkon Vuçiçit të dënojë deklaratën e ministrit të tij: Spektakël i neveritshëm

3 Tetor 2020 | 13:10

Kryeministri, Edi Rama në një reagim mbi deklaratën e bërë dje nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, duke e quajtur “trutharë”.

Z. Rama reagimin e ka bërë në Twitter, ku i kërkuar sqarim homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç mbi deklaratën që vinte pas marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë, të arritura në mbledhjen e përbashkët në Tiranë.

Ishte pikërisht deklarata se, kryeministrit Rama se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” porti i Kosovës që ngjalli mjaft reagime në Serbi, me të cilëve ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ky i fundit në një komunikatë zyrtare për mediat shprehej se, një deklarim i tillë ishte dëshmi se Rama vijon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe e cilësoi deklaratën një  provokim.

“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe””, shprehej Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen.

““Shqipëria e Madhe” do të thotë një katastrofë e madhe, pasi shpërbën dhe ndan shtete dhe kombe në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalon “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt që të bashkohemi instituticionalisht, aq më shpejt do të mbërrijë paqja në Ballkan”, përfundon reagimi i Vulin.

Ky qëndrim ka bërë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të reagojë ashpër ndaj ministrit serb dhe t’i kërkojë ‘llogari’ homologut të tij serb, Vuçiç.

“Vuçiç është e vërtetë kjo apo është një meme (shaka) ku tallen me trutharët dhe gojët e liga që vazhdojnë ta mbajnë të gjithë rajonin ton në errësirë për shekuj? Shpresoj shumë që të jetë një meme, në të kundërt kjo do të ishte një spektakël i neveritshëm i një ideje të mjerë që ju duhet ta dënoni pa më të voglin dyshim”, shprehet z. Rama.

Një ditë më parë, mediat në Serbi i dhanë jehonë deklaratës së bërë nga Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ku tha se, dy vendet do të punojnë për heqjen e kufijve si dhe Porti i Durrësit do të bëhet së shpejti port i Kosovës.

Në takimin e përbashkët të dy qeverive, nuk ishin përfshirë ministrat e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe Dalibor Jevtiç. Si pjesë e marrëveshjes për ta kthyer Durrësin në një portë hyrëse për Kosovës është dhe marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026