Rama kërkoi shpjegime nga Meta për raportin e Dick Martyt, presidenca: Nxitës i urrejtjes ndaj Kosovës

7 Nëntor 2020 | 14:30

Pas kërkesës për shpjegim që kryeministri Edi Rama dërgoi në adresë të Presidentit Meta për votimin e raportit të Dick Marty-t, ka ardhur përgjigjja nga institucioni i presidencës.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, me një shënim në “Facebook” i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si “nxitësin më të flaktë të urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë”.

“Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i  kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike”, shkruan ai. 

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet,…

Posted by Tedi Blushi on Saturday, 7 Nëntor 2020

Ai madje e fton z. Rama të përballet publikisht me presidentin Meta, ndërsa shton se pyetjet për votën pro raportit të Dick Marty-t nuk meritojnë të marrin përgjigje.

“E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy. Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje”, shkruan mes tjerash zëdhënësi i presidentit Meta.

Lexoni gjithashtu: 

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kryeministri Rama kërkon “shpjegime” nga Meta dhe Berisha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026