Rama: Koha e dorëheqjeve morale do vijë kur drejtësia të jetë plotësisht e pavarur

26 Shkurt 2026 | 12:47

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se reformën në drejtësi do ta bënte sërish, edhe nëse do të kthehej pas, me gjithë efektet anësore negative që mund të ketë.

Në fjalën e gjatë të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se socialistët ‘nuk do hyjnë në vallen e dorëheqjeve sa herë ka një akuzë’, duke iu referuar këtu akuzave të SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, koha e koha e dorëheqjeve morale do vijë, kur të sigurohet pavarësia e plotë e sistemit të drejtësisë.

“Drejtësia ka detyre të hetojë, gjykojë krejt të  pavarur prej nesh, ndërsa kemi për detyrë të bëjmë detyrat krejt të pavarur nga drejtësia. Koha e dorëheqjeve morale do të vijë, po pasi të kalojë kjo kohë revolucionare e drejtësisë. Shqipëria është vendi unikal i botës ku një gjykatës i jep të drejtë një prokurori të pezullojë në ministre. M’u tha troç në një bisedë me disa nga shokët, nuk kishte asnjë shoqe për çudi se unë duhet të ndihem përgjegjës për reformën në drejtësi, sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. Jam i bindur ka plot që mendojnë njësoj si ata që i përmbledhin këto në një fjalë që as e kam thënë as do e them ndonjëherë; dështim.

E mirëkuptim zhgënjimin e atyre që e votuan këtë reformë por kjo do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme dhe të mos vlerësosh me shumë se komoditetin tënd. Po e them prapë këtu; 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi me të mirat dhe të këqijat e saj. Asnjë hap prapa, SPAK nuk preket vetëm mbështetet”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026