Rama: Koka e korrupsionit, jo politika por gjyqtarët dhe prokurorët

13 Tetor 2020 | 10:11

Ecuria e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në kuadër të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) ka bërë bashkë zyrtarë të lartë shqiptarë dhe përfaqësues të delegacioneve ndërkombëtare në vend.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama falënderoi fillimisht të pranishmit për vendosjen e maskës teksa bëri thirrje që protokolli i sigurisë së vendosur që nga dita e enjte e në vijim duhet të merret seriozisht.

Edi Rama theksoi se ndryshimi që ka mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve të vogla sa i përket korrupsionit nuk lidhet me gjë tjetër veçse dallime sistemike.

Ai solli në vëmendje se vendet e zhvilluara kanë një sistem të cilat e bëjnë tejet të vështirë penetrimin e korrupsionit.

Rama e konsideroi luftën me korrupsionin një luftë për të ndërtuar sisteme imune dhe për t’i vendosur njerëzit apo organizatat në kushte pamundësie për të rënë pre e tundimit të korrupsionit.

Kryeministri shpjegoi se lufta me korrupsionin ka nisur pikërisht në momentin kur ka nisur dhe reforma në drejtësi duke e konsideruar këtë të fundit si thelbësore sa i përket krijimi të një shteti pa korrupsion.

“Shqipëria është ende në një proces rritje, është ende një shtet demokratik shumë i ri”,- tha Rama teksa theksoi se vetingu është procesi që po bënë ‘kërdinë e duhur’ për ta liruar Shqipërinë nga korrupsioni.

Kryeministri solli në vëmendje gjyqtarët, prokurorët dhe ata që punojnë në sistemin e drejtësisë janë të parët që do të goditen.

“Askush të mos ketë asnjë iluzion. Nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivelet e larta nëse nuk do të goditet korrupsioni brenda sistemeve të drejtësisë. Nëse gjykatës dhe prokuror të cilët janë kapur në flagrancë me pasuri marramendëse, nuk do të shkojnë prapa hekurave të mos kemi asnjë iluzion se kjo do të ndodhë me zyrtarë shumë të lartë”,- tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se masat që do të merren ndaj sistemit të drejtësisë janë pikërisht masat që do ta bëjnë SPAK-un institucionin model që shqiptarët e kanë dashur që kur kanë dëgjuar të flitet për SPAK-un dhe që kur ka filluar të punohet për ndërtimin e tij.

Në të kundërt ai deklaroi se SPAK-u do të jetë goditja më e madhe morale që mund t’i bëhet shqiptarëve pas gjithë këtij angazhimi të madh duke qenë se ky proces sipas fjalës së kryeministrit ka për qëllim t’i pastrojë deri në fund.

“Nëse vetingu pastron thjesht dhe vetëm nga fusha e sistemit, t’i pastrojë (SPAK) nga fusha e jetës shoqërore dhe t’i çojë në burg për të gjitha ato që i kanë bërë këtij vendi duke përdorur çekiçin e gjykatësit në mënyra nga më barbaret”,- u shpreh Rama.

“Asnjë shoqëri nuk përfiton nga diskreditimi në bllok i përfaqësuesve  të vet. Duhet të ndahen gjërat nga drejtësia”,- tha kryeministri teksa sqaroi se jo gjithçka që lidhet me korrupsionin duhet t’i adresohet politikës.

“Këtë ndarje nga shapi shekullor dhe sheqeri i integrimit duhet ta bëjnë sistemet e reja të drejtësisë”,- shtoi Rama.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026