Rama kritik në Samitin e Brdo: BE po humbet fytyrën në sytë e popujve të Ballkanit Perëndimor

6 Tetor 2021 | 18:40

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim plot rezerva ndaj Bashkimit Evropian në Samitin e Brdo. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se kur kanë kaluar 18 vite nga Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Selanik, anëtarësimi i gjashtë vendeve të rajonit në union ende duket larg.

Rama tha se përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për anëtarësimin në BE u shuan nga vetoja e Bullgarisë, që siç tha ai nuk duket se do të tërhiqet.

“Me keqardhje e them që unë e kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje ta lirojë rrugën shpejt, sepse miqtë tanë bullgarë duken të zënë në kurthin e zjarrit që e ndezën për të ngrohur votuesit me flakët e një të kaluare plot lavdi. Ndoshta atyre votuesve as që u bëhet vonë që kanë marrë peng dy shtete, të cilat sipas të tëra hesapeve janë të pafajshme dhe krejt në rregull me detyrat. Por ama duhet t’i bëhet vonë BE-së, sepse po humbet fytyrën në sytë e popujve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Duke e cilësuar një “bllokadë pa sens”, Rama pyeti se sa duhet Shqipëria ende të presë në rrethanat kur nuk mund të ndahet në këtë proces nga RMV.

Kryeministri i Shqipërisë tha se në një kohë kur BE nuk po mban premtimin për zgjerimin, atëherë duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një plani investimesh dhe të mbështesë iniciativën Open Balkan.

“Nisma e Ballkanit të Hapur është e frymëzuar nga Procesi i Berlinit. Të dyja s’ka pse i kundërvendos askush me njëra-tjetrën përmes qasjesh patronaliste apo deklarimesh konfuze. Ballkani i Hapur reflekton një nivel të ri pjekurie, që vendet e kanë fituar përmes Procesit të Berlinit dhe një vullnet për ta marrë në dorë të ardhmen e përbashkët, pa pritur “takimet me prindër”, si edhe duke shmangur frenimin prej një vetoje këtu e të një vetoje atje, nga një vend a një tjetër, që në të drejtën e vet mund të mos e dëshirojë të njëjtën shpejtësi integrimi rajonal”, tha ai.

Rama shprehur rezerva për rolin e BE gjatë pandemisë duke thënë se e la rajonin si “peshku pa ujë” pasi nuk e përfshiu në planin e emergjencës për dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Ai kritikoi edhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën edhe pse prej disa vitesh ka përmbushur të gjitha kriteret.

“A nuk është surreale që ata mund të udhëtonin lirisht jashtë vendit të tyre, kur ishin nën një regjim brutal i cili u rrëzua me bombat e SHBA dhe BE, ndërsa sot ata janë të kyçur brenda nga vetë çlirimtarët e tyre? Meqë ra llafi BE-ja ka liberalizuar vizat për 52 milionë njerëz jashtë hartës së ardhshme të Unionit dhe jo vetëm përpara, po edhe pasi ajo vetë ka deklaruar, publikisht, se Kosova i përmbushi të gjitha kriteret teknike; madje përmbushi edhe një kriter pa lidhje, që iu kërkua shtesë, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026