‘Rama më kërkoi të vij për kanabisin’, Belushi: Po diskutoj mundësinë e legalizimit 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Një ndër arsyet e ardhjes së tij në vendin tonë është pikërisht kultivimi i kanabisit.

“Më erdhi një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Unë e di që kryeministri ka një ligj që është ende në parlament dhe nuk është miratuar, është një gjë shumë interesante sepse sipas mendimit tim kanabisi është një bimë medicinale, e cila të shëron dhe ndihmon me shumë gjëra, me dhimbjet e kokës për shembull”, tha aktori me origjinë shqiptare.

Ndryshimet në Shqipëri i ranë në sy. Aktori u shpreh se në vendin tonë që nga hera e fundit kur ka qenë çdo gjë ka ndryshuar.

- Advertisement -

“Përshtypja ime është së pari unë nuk kam qenë në Shqipëri që prej shume vitesh kur ndoshta s’kishte as kaq shumë trafik, as kaq shumë makina, infrastruktura nuk ishte shumë e mirë dhe po të shikosh investimet që janë bërë tani është e mrekullueshme puna e bërë”, u shpreh Belushi.

Pyetjes së Euronews Albania për investimin në miniera që donte të bënte vite me parë, ai iu përgjigj se dëshira nuk ka munguar, por për çështje burokracie nisma ka mbetur në vend.

“Ne kemi investuar në industrinë minerare, por çështja ngeci për shkak të licencave. Përfundoi në gjykatë dhe në periudhën më të hershme kur ne kemi bërë investimin kemi pasur shumë çështje dhe problematika lidhur me pronësinë e tokës sepse ne kujtonim se e kishte tokën qeveria, por pastaj dolën disa pronarë të tokës. Ende e kemi atë licencë, por nuk e kemi ekzekutuar. Sigurisht që nuk do ta lë pas dore atë” , theksoi ai.

Kjo nuk do të jetë hera e fundit që aktori Belushi do të vizitojë Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takon të ngarkuarin me punë të SHBA-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës...

Delfino Rent-A-Car zgjeron partneritetin franchise me SIXT në Shqipëri

Delfino Rent-A-Car, një franchise e pavarur SIXT në Maqedoni, zgjeron partneritetin ekskluziv me liderin global në shërbimet e lëvizjes premium duke hyrë në tregun...

Hëngrën karamele me kanabis, dhjetra nxënës në Xhamajkë shtrohen në spital

Më shumë se 60 nxënës të shkollave fillore u shtruan në spital në Xhamajka të hënën pasi pa e ditur hëngrën karamele të mbushura...

TË FUNDIT

Sëmundja e shkaktuar nga mushkonjat, humbin jetën 1 mijë njerëz në Bangladesh

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në Bangladesh si pasojë e një sëmundje që po përhapet me shpejtësi. Që nga janari, 1,017 njerëz kanë...

“Do zgjidhja gruan, jo fëmijën gjatë lindjes”- Gazmend Ujkashi: S’e vë në diskutim

Kozmetologu Gazmend Ujkashi tha në emisionin “Good Morning Albanians” se nëse do i duhej të bënte zgjedhjen e vështirë mes fejuarës dhe fëmijës së...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×