Rama në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali pasditen e së enjtes ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij Giorgia Meloni.
Rama pritet të zhvillojë një takim me kryeministren Meloni si dhe me ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto, në fokus të të cilave do të jenë projektet e përbashkëta dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Më pas, Kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës, ku me ftesë të Kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.
Samiti do të fokusohet në tema kyçe si institucionet dhe multilateralizmi, si edhe dezinformimi dhe teknologjia digjitale, me theks të veçantë në rregullimin e mjedisit dixhital, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe adresimin e pabarazive si një element themelor për një demokraci më të qëndrueshme.
Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë