Rama: Nëse numri i të shtruarve me COVID rritet, do rikthehet karantina

11 Qershor 2020 | 17:17

Kryeministri, Edi Rama në një video deklaratë për shtimin e numrit të të infektuarve me COVID-19 në ditë e fundit, ka paralajmëruar rikthimin e karantinës nëse situata do të përkeqësohet. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat. Duke paralajmëruar se një trend i tillë do të sjellë pasoja të rënda në jetën e njerëzve, kreu i qeverisë tha se, e vetmja zgjidhje për të parandaluar një skenar të tillë mbetet karantina, deri në shpikjen e vaksinës.

“Ka më shumë shtrime në spital në tre ditët e fundit se sa në kulmin e COVID-19. Nuk duam të nisim ofensivën ndëshkimore ndaj bizneseve që nuk respektojnë rregullat. Nuk kam ndryshuar mendin, në fund të fundit ekonomia bie dhe ngrihet prap, ndërsa të vdekurit nuk ringjallen. Ekziston rreziku real i rënies pre e armikut të padukshëm tani që jemi hapur. Nuk dua ta mendoj e lëre pastaj ta përmend, e ta them prap fjalën karantinë dhe lëre pastaj të lëshojmë ushtrinë e mbylljes”, tha Kryeministri.

“Të ndryshojmë të gjithë sjellje, urgjent, menjëherë. Nëse numrat e të shtruarve do të rritet dhe rritet largqoftë numri i personave që kanë nevojë për tubin e frymëmarrjes, me keqardhje por realisht nuk kemi çfarë të bëjmë dhe duhet të rifillojmë nga e para siç po ndodh në disa vende të tjera dhe jo shumë larg nesh. Të bëjmë gjënë e duhur, e kemi vetë në dorë. Secili nga ne e ka në dorë që të bëjë gjënë e duhur”, përfundo Rama.

Lexoni gjuthashtu:

Shifra rekord në Shqipëri, 44 raste të reja me coronavirus, rritet numri i viktimave

COVID-19, Ogerta Manastirliu: Po kalojmë një fazë tejet delikate

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026