Rama nga Berlini: Mbështesim plotësisht planin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë

Rama-Scholz
7 Mars 2023 | 12:51

Kryeministri Edi Rama tha në konferencë e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Sholz tha se mbajtja e samitit të procesit të Berlinit në Shqipëri në 16 tetor do të thellojë bashkëpunimin në Ballkan.

“I lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti. Ky samit do të jetë një samit që do të vazhdojë në rrugën e thellimit të procesit. Mbajtja e këtij samiti në Tiranë do të fuqizojë bashkëpunimin rajonal”, tha Rama.

Ai u shpreh se Shqipëria mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme.

“Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan shumë përmbajtësor dhe realist”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026